ShowBiz

Pixie Lott së shpejti me këngë të re

Janë postuar fotografi të reja të këngëtares britanike Pixie Lott, e cila është duke punuar në videoklipin e këngës më të re.

26 vjeçarja që u bë super e famshme në vitin 2009, me këngën “Mama Do”, do të rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri, i cili pritet të jetë shumë i suksesshëm, shkruan KosovaPress.

Që nga viti 2014 ajo nuk ka realizuar asnjë këngë të re, por në videoklipin e ri dhe në fotografitë e fundit të postuara ajo është dukur e mrekullueshme.

Ndër këngët e saj më të famshme janë edhe “What Do You Take Me For”, “Boys and Girls”, “Broken Arrows” dhe shumë të tjera.