Aktuale

Pittella dhe Fleckenstein urojnë presidentin e zgjedhur Ilir Meta

Kryetari i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella dhe Raporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenstein kanë përgëzuar presidentin e zgjedhur, Ilir Meta.

Pittella dhe Fleckenstein, i dërguan një mesazh urimi Ilir Metës, pas zgjedhjes së tij president të Republikës së Shqipërisë.

Pittella në mesazhin e tij i dha përgëzimet presidentit te zgjedhur Meta duke i uruar sukses dhe mbështetje në detyrën e re. Ndërsa Fleckenstein e uroi Metën për detyrën e re duke shprehur besimin e tij në rolin e tij si president i Republikës së Shqipërisë.

Ilir Meta dje është zgjedhur për president të ri të Shqipërisë.