Me muaj ishte dukur se Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë në luftë, por duket se lidhja e tyre kohëve të fundit është përmirësuar.
Pasi në shtator përgatitën letrat për divorc, ata të dy shkëmbyen akuza të ndërsjella, por tash mediat amerikane pohojnë se “janë ftohur gjakrat”.
“Brad dhe Angelina tash kanë nisur serish që direkt të bisedojnë me njëri-tjetrin. Ai tash është shumë më i lumtur. Është lehtësuar se tash nuk grinden publikisht”, ka thënë një burim për revistën “People”.
Përkujtojmë se ish-çifti edhe më tej nuk kanë arritur marrëveshje rreth kujdestarisë mbi gjashtë fëmijët e tyre.