Rajon & Botë

Pilotin e zë gjumi, aeroplani e kalon destinacionin për 46 kilometra

Një pilot është duke u hetuar, pasi dyshohet se ka fjetur në kabinën e një aeroplani të mallrave dhe është larguar nga destinacioni i caktuar në një gjatësi prej 46 kilometrash. Piloti nuk është identifukuar për publikun, por thuhet se ai ishte piloti i vetëm në kabinën e aeroplanit. Ai e kishte lënë aeroplanin të fluturonte në komandën “autopilot” gjatë fluturimit të hershëm në mëngjes.

Kompania ajrore, pjesë e së cilës është piloti, tha se ai ka fjetur pa qëllim. “Problemi u bë i dukshëm kur kontrolli ajror e kishte të pamundur të kontaktonte me pilotin, prandaj aeroplani e kaloi destinacionin përderisa ishte lënë në vetëvozitje. Kontrolli i trafikut ajror i publikoi disa incizime të thirrjeve që nuk ishin kapur nga piloti.

Sidoqoftë, piloti ateroi në mënyrë të sigurtë më pas. Zyra Australiane për Sigurinë në Transport dhe Autoriteti i Sigurisë së Aviacionit Civil e kanë filluar një hetim për incidentin dhe trajtimin e lodhjes së pilotit nga kompania.

Pritet që pjesë e hetimit të jetë edhe intervistimi i pilotit. Fluturimi ishte realizuar në orën 6 e 20 minuta në mëngjes dhe kjo ishte dita e parë e punës për pilotin, pasi ishte kthyer nga një pushim disaditor, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli