Rajon & Botë

Piloti rrezikon udhëtarët, ishte nën ndikimin e drogës

Një pilot francez është dënuar me kusht me një vit burg pasi pranoi se kishte pasur probleme gjatë aterrimit në aeroportin e Parisit, pasi që kishte marrë ekstazë.

Gazeta britanike Telegraph shkruan se gjykata në Kretej i ka ndaluar që të merret me pilotim.

Fluturimi problematik i kompanisë ajrore EasyJet ka ndodhur në muajin maj, ndërsa një ditë para saj piloti kishte marrë tableta ekstazë.

Ai në gjyq tha se ka kryer gabim të pafalshëm dhe se ishte i bindur që efektet e drogës do të zhdukeshin pas dy orësh.

Piloti pranoi se kishte përdorur kokainë dhe marihuanë, gjatë kohës së “daljes në Paris”.

Ai ishte kapur duke iu falënderuar përgjimit të bisedave të narko-grupit parisien me të.