Një picë më ndryshe se që keni përgatitur më parë.
Përbërësit:
Një bukë bajate (e preni në pjesë të holla), 2 vezë, 100gr shmand (pavllak), 200ml qumësht, një lugë e çajit kripë.
Për mbushje:
100gr suxhuk në rriska, djathë kaçkavalli i fortë i grirë në rende, 200gr djathë edameri (i prerë në katrorë), keçap, origano, piper të zi.
Përgatitja:
Në një tepsi të rrumbullakët të lyer me vaj paraprakisht vendosen rriskat e bukës kudo, nuk lihet hapësirë mes tyre. Derisa në një enë të thellë hidhen vezët, shmandi, kripa dhe qumështi duke formuar një masë homogjene.
Kjo masë ngadalë u hidhet bukëve sipër, pastaj hidhen copëzat e suxhukut, djathit të grirë në rende, djathit edamer në katrorë. Prapë vende-vende suxhukun, origanon, piperin e zi dhe në fund keçapin.
Lihet të pushojë për 20 minuta derisa bukët e thithin qumështin me shmand. Pas kësaj kohe, furra nxehet në 220 gradë C, vendoset pica të piqet për 15 minuta. Pasi të nxirret nga furra, shërbehet e nxehtë me jogurt ose çfarë të dëshironi ju. Ju bëftë mirë! Receta u mor në: pergatit.com