Arsim & Kulturë

“Pflegeburo Bahrenberg” nga Gjermania rekruton infermierë të ardhshëm nga Kolegji AAB

Edhe një grup studentësh të Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, nënshkruan sot kontratat e punës me partnerin gjerman Pflegeburo Bahrenberg.

Me këtë rast, zv.rektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi, në fjalën e tij u shpreh se Kolegji AAB është vendi ku jo vetëm që përmbushen ëndërrat por ato edhe tejkalohen.

“Ky projekt për neve është tejet i rëndësishëm, fakti se studentët tanë, të rinjtë tanë, janë përfitues të drejtpërdrejtë të një mundësie tjetër, për ne është e rëndësishme si AAB fakti se ne po arrijmë t’i bindim edhe studentët edhe prindërit që Kolegji AAB është në gjendje të realizojë më shumë se që premton”, u shpreh zv.rektori Vehapi.

Zv.rektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi uroji studentët për nënshkrimin e kontratave dhe porositi ata që me dijen dhe profesionalizimin, mos t’i bëjnë që ta harrojnë vendin e tyre, Kosovën.
Ndërsa punëdhënësi nga Gjermani, Udo Gnatowski shprehu besimin e tij që ky projekt është një mundësi e mirë për studentët që të krijojnë perspektivën e tyre.

“Ne shumë dëshirojmë që të ju ofrojmë perspektivë, që të ndërtoheni tutje në karrierën tuaj. Ne do ta krijojmë në histori së bashku, se si në Evropë mund të jemi më të bashkuar! Besoj që ky është një hap I parë për një të afërme të mirë dhe shumë të saktë”, u shpreh Udo Gnatowski.

Kurse, drejtoresha e kompanisë “Lingua”, Blerina Osmani shprehi gëzimin e saj që ky projekt është kaq i qëlluar dhe një mundësi e mirë për studentët që të jenë në trendin e kohës . Gjithashtu, Osmani tha se është përparësi dhe mundësi e mirë që karrierën si student ta përfundoni në Gjermani.

Ceremonia përfundoi me nënshkrimin e kontratave nga studentët e Kolegjit AAB me partnerin gjerman Pflegeburo Bahrenberg.