Aktuale

Petroviq: Përpjekja për ndryshimin e territorit të Kosovës nxit luftë

Slobodan Petroviq, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, në një intervistë për “Danas” ka folur për siç ka thënë ai problemin e asociacionit si dhe për një ndarje të mundshme të Kosovës.Petroviq ka përmendur disa arsyeje përse nuk mund të realizohet ideja e Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq për ndarjen e Kosovës, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se çdo përpjekje për ndryshim të territorit të Kosovës do dërgonte në konflikt.Njëra ndër arsyet tjera se përse nuk mund të realizohet plani për ndarjen e Kosovës është se “çdo ndryshim i territorit të Kosovës dërgon në një konflikt”, ka thënë Petroviq.

Petroviq më tutje ka shtuar se serbët nuk mund të jenë të kënaqur me themelimin e Asociacionit për shkak se nuk dihet nëse serbet po humbin apo po fitojnë, sipas tij ajo çfarë thotë Prishtina dhe Beogradi janë dy interpretime skajshmërisht të kundërta.“Nuk jam mjaft i sigurt se serbët duhet të jenë shumë të kënaqur me themelimin e asociacionit sepse nuk dimë se çfarë të fitojmë dhe çfarë të humbim. Ne ende nuk e dimë se çfarë është asociacioni, sepse kemi dy interpretime diametralisht të kundërta të Beogradit dhe Prishtinës për kompetencat e saj. Zgjedhore”, ka thënë Petroviq.