Aktuale

Petrit Vasili jep dorëheqjen si kryetar i LSI-së

Petrit Vasili jep dorëheqjen nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim.Ai mori këtë detyrë si i komanduar pasi Ilir Meta u zgjodh presidenti i vendit.

Dorëheqja e Vasilit do t’i lërë vend ristrukturimit të strukturave dhe hapjen e procesit zgjedhor për kryetarin e ri të LSI.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit LSI pavarësisht se me një numër në rritje deputetësh, 19 të tillë, doli në opozitë.