Shkencëtarët thonë se peshkaqenët më të vjetër në botë janë ata të Greenland, shkruan BBC.
Ata kanë përcaktuar moshat e 28 kafshëve, duke përdorur karbon radioaktiv, ku zbuluan se një nga ta ishte i vjetër rreth 400 vjeç.
Studimi i publikuar në revistën Science bënë të ditur se peshkaqenët rriten me vetëm 1 cm në një vit dhe pjekurinë seksuale e arrijnë rreth moshës 150 vjeç.
Shkencëtari kryesor në këtë studim ka thënë se të gjithë ishin të befasuar për jetëgjatësinë e këtij peshkaqeni.
Njëkohësisht ky peshkaqen ka thyer edhe rekordin e jetëgjatësisë, të cilin e mbante një balenë 211 vjeçare, transmeton KosovaPress.