Një turist dhe katër oficerë policorë janë vrarë në një sulm me armë afër qytetit jordanez Karak, sipas zyrtarëve.
Sulmuesit identiteti i të cilëve ende nuk dihet, kanë sulmuar drejt një kështjelle të vjetër të qytetit, ku disa turistë besohet të kenë qenë cak, shkruan BBC.
Zyrtarët jordanezë thanë se ngjarja filloi me një shkëmbim zjarri mes policisë dhe personave të armatosur në një shtëpi pranë qytetit Karak.
Personat e armatosur u larguan me makinë drejt qytetit.
Nëntë persona të tjerë janë plagosur.
Asnjë grup nuk ka pranuar kryerjen e sulmeve, transmeton KosovaPress.