Rajon & Botë

Pesë të vdekur në aksidentin mes helikopterit dhe aeroplanit në Alpet Italiane

Një aksident ajror mes një helikopteri dhe një aeroplani të vogël turistësh mbi Alpet e Italisë i ka lënë të vdekur katër persona dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë. Aksidenti ndodhi afër akullnajës “Rutor”, rreth 80 kilometra në veri-perëndim të Torinos.

Ende nuk janë bërë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe as numri i saktë i personave që kanë qenë në helikopter dhe aeroplan. Trupat Kombëtare të Shpëtimit kanë njoftuar se në mesin e viktimave janë një shtetas i Francës dhe një i Zvicrës.

Autoritetet italiane kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes me dy helikopterë me mjekë dhe punëtorë teknikë. Në anën tjetër, raportohet se spitali i Aostas është vënë në gjendje të lartë emergjente për t’i trajtuar të lënduarit.

Akullnaja “Rutor” zakonisht përdoret për lëshim dhe ngritje të helikopterëve dhe aeroplanëve të vegjël të turistëve. Manovrimi i aeroplanëve në këtë zonë është i vështirë për shkak të terrenit malor dhe shtresave të trasha të borës dhe akullit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli