Aktuale

Pesë të lënduar në një aksident në Pestovë

Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në Pestovë të Vushtrrisë.

Aksidenti ka ndodhur gjatë orës 13:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Nga ky aksident të lënduar kanë mbetur pesë persona të cilët kërkuan tretman mjekësor në QKMF në Vushtrri.

“Nga hetimet e bëra në vendin e ngjarjes shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mosmbajtja e distancës”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

the authorBurbuqe Metolli