Pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes tri veturave në Dol të Gjakovës
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të ditë së sotme.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.
“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Dol. Pesë persona janë lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë. Aksidenti ka ndodhur në një kthesë të ashpër, ku dy vetura të cilat nuk i kanë respektuar rregullat e kanë goditur veturën e tretë”, ka thënë Sahatqija. /Lajmi.net/