Pesë persona janë lënduar, prej të cilëve njëri është në gjendje të rëndë, gjatë shpërthimit që ndodhi në afërsi të Stacionit Policor në Stamboll.
Supozohet se shpërthimi është shkaktuar nga auto-bombë.
Incidenti ka ndodhur në lagjen Jenibosna të Stambollit me ç’rast është shkaktuar dëm material edhe të objekteve përreth.
Sipas dëshmitarëve pas shpërthimit janë dëgjuar edhe të shtëna.
“Stacioni i njëjtë Policor ishte cak i sulmit terrorist edhe para katër viteve”, njoftoi CNN turk.
Tags:stamboll