Aktuale

Pesë persona rrihen mes vete në Lipjan

Pesë persona janë rrahur mes vete dje në Lipjan.

Rrahja ka filluar për shkak të një mosmarrëveshje mes tyre, ndërsa njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit kujdestar katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt.