Shëndetësi

Pesë përfitimet e terapisë së masazhit me gurë të nxehtë

Masazhi nëpërmjet terapisë me gurë të nxehtë përdoret gjerësisht për të lehtësuar lodhjen dhe stresin, transmeton Indeksonline.

Por, përveç për tu çlodhur, masazhi me gurë të nxehtë ka edhe përfitime të mëdha shëndetësore.

Nëpërmjet saj, ju lehtësoni dhimbjet e ndryshme të trupit. Gjithashtu, masazhi me gurë të nxehtë lehtëson simptomat e stresit.

Rritja e fleksibilitetit të nyjeve bëhet pikërisht nëpërmjet masazhit me gurë.

Ky lloj masazhi ulë spazmën dhe tensionin e muskujve. Dhe përfitimi i fundit në këtë listë është përmirësimi i gjumit e që vjen pikërisht nëpërmjet terapisë së masazhit me gurë të nxehtë./Indeksonline/