Rajon & Botë

Pesë miq argjentinas në mesin e tetë viktimave në New York

Pesë miq nga Argjentina janë në mesin e atyre që u vranë në sulmin terrorist me kamion në New York të martën.

Tetë persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur kur sulmuesi me kamion goditi disa persona që ndodheshin në një rrugë me biçikleta në Lower Manhattan.

Një 29-vjeçar, i cili raportohet të jetë emigrant uzbek, u plagos nga policia derisa po largohej nga automjeti.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka urdhëruar Departamentin e Sigurisë Kombëtare që të rrisë masat e verifikimit pas sulmit.

I dyshuari thuhet se bërtiti “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) kur u largua nga kamioni.

Zyrtarët thanë se bëhej fjalë për sulm terrorist .

Sipas mediave amerikane të cilat thirren në burime të zbatimit të ligjit, thanë se në kamion kishte mbishkrime të të ashtuquajturit Shteti Islamik./KosovaPress/