Aktuale

Pesë ditë fushatë për balotazh në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhje, në mbledhjen ku shpalli rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, njoftoi se fushata për balotazh do të zgjasë vetëm pesë ditë.

KQZ ka bërë të ditur se fushata nisë me 12 dhjetor dhe përfundon më 16 dhjetor.

Balotazhi në Drenas mbahet me 18 dhjetor. Në garë janë PDK me Ramiz Lladrovcin dhe NISMA me Isa Xhemajlaj. /GazetaExpress/