Aktuale

Përveç taksës, paralajmërohet reciprocitet edhe në fusha tjera kundër Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar se përveç që taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet do të aplikohet edhe masa tjera kundër Serbisë.

Këto deklarata Hoxhaj i bëri pas një takimi që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, me të cilin kanë diskutuar për një varg bashkëpunimesh mes dy vendeve si dhe për mbajtjen e mbledhjes së parë të përbashkët të dy qeverive në maj të këtij viti.

Në këtë rast, Enver Hoxhaj ka komentuar edhe lidhur me taksën ndaj Serbisë, me ç’rast ka paralajmëruar reciprocitet edhe në fushat e tjera kundër Serbisë.

Ai tha se kjo do të ndodhë nëse Serbia vazhdon të cenojë integritetin territorial të Kosovës.

“Nëse Serbia vazhdon me cenu integritetin territorial të Kosovës ne taksën nuk e heqim por vazhdojmë me ide tjera kreative që kemi, e me to edhe mund të habiteni cilat janë”, është deklaruar Enver Hoxhaj duke mos konkretizuar se cilat mund të jenë këto ide.

Ndryshe, Hoxhaj e ka uruar homologun e tij Bujar Osmanin për arritjen e fundit të shtetit maqedonas dhe shqiptarët atje, si me marrëveshjen e Prespës në parlament si dhe ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

the authorBurbuqe Metolli