Kuvendi i Kosovës ka publikuar në faqen e saj zyrtare agjendën e seancës së nesërme ku do të hidhet në votim Marrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, transmeton Klan Kosova.
Shihni më poshtë agjendën:
Seanca plenare
E Enjte, 01.09.2016 11:30
R e n d i i d i t ë s:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,
Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,
Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.