Aktuale

Përurohet tuneli dezinfektues si masë mbrojtëse ndaj Covid-19

Sot komuna e Prishtinës ka peruruar tunelin dezinfektues, i cili është vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së Covid-19, raporton Front Online.

Tuneli është vendosur tek Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.

Ky është tundeli i dytë në Kosovë që është vendosr për të parandaluar pandeminë, i pari ishte vendosur para dy dite në qytetin e Mitrovicës.

Kujtojmë se në Kosovë deri më tani kanë vdekur 6 persona dhe 224 janë të infektuar me corona virus ku tre prej tyre janë në gjendje më kritike.


the authorGazetaKNN