Mbetjet fosile të peshkaqenit të vjetër 400 milionë vjet janë zbuluar në bregun e liqenit Titikaka në juglindje të Perusë, njoftoi Ministria e Kulturës së këtij shteti jugamerikan.
“Bëhet fjalë për kurrizorët më të vjetër të gjetur deri më tash në Peru”, ka thënë paleontologu pranë kësaj ministrie, Leonardo Zevalos, transmeton Hina.