Aktuale

Personi që vdiq në aksidentin tragjik në Gjilan, varroset sot në Prizren

Qerim Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, i cili punonte si furrtar në Gjilan, mbeti i vdekur në vend nga aksidenti që ndodhi dje në qendër të qytetit të Gjilanit. I ndjeri do të varroset sot në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Për ngushëllime në familjen Çoçaj, kanë shkuar edhe familja shoferit të kamionit.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur për ngushëllime para furrës në qendër të Gjilanit, ku punonte i Qerim Çoçaj, i cili mbeti i vdekur dje pasi u godit nga një kamion që po transportonte ujë.

Ndërkohë, që të marrin pjesë në varrim familjen e shoferit, i kishte ftuar edhe djali i të ndjerit pas deklaratave të babait të shoferit të kamionit, i cili tha se ka dhembje të madhe për personin që humbi jetën, ashtu sikur të kishte qenë djali i tij i vdekur e jo shkaktari.

Madje tha se do të kishte preferuar më shumë që djali i tij të ishte në vend të të ndjerit.

Nga ky aksident mbetën dhjetëra të lënduar. Ndërsa edhe një tjetër i lënduar po lufton për jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).