Aktuale

Personi që u raportua si i vdekur është shëndoshë e mirë në Vushtrri

Disa portale kanë dhënë lajmin e rremë se një person me probleme shëndetësore ka vdekur si pasojë e të ftohtit në Mitrovicë. Mirëpo, H.B, 68 vjeçar ndodhet shëndosh e mirë në shtëpi. Pas njoftimeve të rreme, Policia e ka vizituar 68 vjeçarin në shtëpinë e tij në Vushtrri ku ka kontatuar se gjendja e tij është e mirë

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, kreu i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku.

Mulaku ka thënë se pas marrjes së informatës se një 68 vjeçar ka ndërruar jetë nga i ftohti, ai dhe zyrtarë të tjerë të komunës së Vushtrrisë, si dhe pjesëtarë të tjerë të policisë janë vënë në lëvizje për të marrë më shumë informata rreth gjendjes së H.B.

Sipas Mulakut, policia e ka vizituar 68 vjeçarin dhe ka konstatuar se gjendja e tij është e mirë.

“Unë bisedova me komandantin e policisë në Vushtrri. Ai më tha se H.B gjendet shënosh e mirë në shtëpinë vëllit të tij në Vushtrri. Deklarimet se ai ka vdekur janë bërë në rrjetet sociale, por që ato nuk janë të vërteta”, ka thënë Mulaku.

Ndërkohë që përpos portaleve që e raportuan si të vdekur, edhe PDK e Mitrovicës u ngut duke e konstatuar si të vdekur H.B qytetar nga komuna e Vushtrrisë./GazetaExpress/