Aktuale

Personi që hoqi pankartën në Kishë ishte polic

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasi ka lejuar studentët të zhvillojnë aksionin, duke vendosur një pankartë në Kishën serbe e cila gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, të njëjtën e ka hequr vet Policia.

Kështu ka thënë për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka shtuar se personi që ka heq pankartën është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili kishte rroba civile./KP