Aktuale

Personi i vdekur në Pejë, Policia jep detaje (Video)

Sot në orët e hershme është gjetur një person i vdekur në qytetin e Pejës.

Trupi i pa jetë është gjetur në binarë të trenit.

Rastin e ka konfirmuar për FaktePlus, Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Konfirmoj se ka ndodhur një aksident mes trenit dhe një person, i cili ka mbetur i vdekur. Në vend të ngjarjes janë njësitet, derisa për info të tjera, do të iu informojmë më vonë”, ka thënë Rugova.

I ndjeri që është rreth të 50-tave u gjet në hekurudhë pasi u godit nga treni, përballë Elkosit.

Kliko KETU per ta parë videon

the authorBurbuqe Metolli