Policia raporton se ankuesi ka raportuar se në muret e Ministrisë së Kulturës dikush ka bërë një mbishkrim me sprej.
Raporti i Policisë:
Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë, më 04.09.2017-23:52. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se disa persona të panjohur, me sprej kanë bërë një mbishkrim në murin e objektit të Ministrisë së Kulturës. Rasti është duke u hetuar.