Aktuale

Persona të panjohur therin me thikë një person

Një person është therur me thikë mbrëmë në Prishtinë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 e 25 në Bulevardi, “Bill Clinton”.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht me thikë nga persona të paidentifikuar. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin./KosovaPress/