Aktuale

Përshkallëzohet situata në Drenas, i thyhet vetura vajzës së Ramiz Lladrovcit

Para pak çastesh persona ende të panjohur për organet e hetuesisë ia kanë thyer veturën vajzës së kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Vajza e tij, derisa ishte duke shkuar në punë e ka gjetur veturën e thyer. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’, të Prishtinës.

Rastin e thyerjes së veturës e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra.

“Po, sa na njoftuan se vetura e vajzës së kryetarit u thye. Policia është në vendin e ngjarjes. Po presim”, ka thënë Dobra.

Ka dy ditë që kryetari Ramiz Lladrovci është në debat me opozitën rreth një ngjarje të zhvilluar nga Komuna e Drenasit.