Aktuale

Përshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë

Një veturë është përfshirë nga zjarri pasditen e së dielës.

Siç mëson KosovaPress-i nga dëshmitarët, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” të kryeqytetit, ku një veturë e tipit pick-up është parë në flakë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, derisa në Policinë e Kosovës thonë se do të njoftojnë me kohë sapo të marrin informacionet e para./KosovaPress/