Mbi 100 aktivistë, akademikë, organizata, aktivistë e intelektualë do të dalin përsëri në shesh për të përkrahur protestën e radhës #DrejtesiPerAstritin.
Protesta do të mbahet në sheshin Skënderbeu të kryeqytetit më 24 nëntor, bën të ditur njoftimi për media nga organizatorët.
Protesta t për Astrit Deharin janë duke u organizuar në shumë qytete të Kosovës, me anë të të cilave po kërkohet zbardhja e rastit të Deharit i cili vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës./KosovaPress/