Rajon & Botë

Përqendrohet në telefon midis rrugës, e shkel tramvaji (Video +18)

Kamerat e sigurisë në një tramvaj e kanë kapur momentin e tmerrshme kur një këmbësore përqendrohet në telefon e pavetëdijshme se është pak sekonda larg vdekjes.

Kjo grua e ka të qartë rrezikun sepse qëndron midis rrugës së tramvajit, transmeton Express.

Gjersa tramvaji del nga ura hekurudhore, këmbësorja qëndron në rrugë me sy në telefon.

Shoferja mundohet ta ndalë, por është tepër vonë.

Shoferja, e cila duhet se është e moshës 60-vjeçare, natyrisht e merakosur, del nga tramvaji dhe vrapon për ta ndihmuar atë.

Këmbësorja është dërguar në spital më pas, por nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka vdekur nga plagët.