Derisa po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e Komisioneve Parlamentare.
Në këtë seancë, ka marrë fjalën edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza i cili ka kontestuar mënyrën e zgjedhjes dhe votimit të Komisioneve Parlamentare, shkruan lajmi.net.
Osmani, tutje i ka reaguar Hamzës duke thënë se sot nuk ka drejtë të flasë jashtë rendit të ditës ani pse po diskutohej për Komisionet Parlamentare.
Hamza ka kërkuar kohën prej 10 minutash për të thënë versionin e tij, por regjia e Kuvendit në një moment ia ka ndalur mikrofonin.
Osmani ka kërkuar që t’i vazhdohen minutat, derisa i ka kërkuar Hamzës të ulë tonin e zërit, ndërsa ky i fundit i ka thënë se Osmani e ka nisë keq punën si kryeparlamentare.





















