Një aeroplan me 71 pasagjerë në Rusi është përplasur pak kohë pasi është ngritur nga një aeroport i Moskës, raportojnë mediat ruse.
Aeroplani i tipit, Antonov An-148, i kompanisë Saratov Airlines, është zhdukur sot nga radarët, derisa ishte duke fluturuar nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk të Uralit, ka raportuar agjencia Interfax.
“Aeroplani është përplasur afër fshatit Argunovo”, më se 80 kilometra në juglindje të Moskës, ka raportuar Interfax, duke e cituar një burim të shërbimeve të emergjencës.
“Ekuipazhi dhe udhëtarët nuk kishin gjasë për të shpëtuar”, ka thënë ky burim.
Një tjetër burim i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve TASS, se janë gjetur pjesë të aeroplanit dhe se “askush nuk ka mbijetuar”.
Konsiderohet se në aeroplan ishin 65 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Nuk ka detaje të tjera të menjëhershme.