Pyetja parlamentare e deputetes Albulena Haxhiu në lidhje me ligjin e menaxhimit të Financave Publike, ka quar në përplasje verbale me ministrin e Financave Bedri Hamzën.
Hamza i është përgjigjur Haxhiut duke i thënë se është një juriste e dobët.
“Mos e blloko komisionin që ta pamundësosh aprovimin e buxhetit për vitin 2019. Kryeje punën e deputetes. Je aq juriste e dobët se të gjitha propozimet që i ke dërguar në gjykatë gjykata ti ka rrëzuar, je e dobët në profesion”, i është drejtuar Hamza, deputetes Haxhiu.
Ndërsa ajo i është kundër përgjigjur se nuk është përfillur nga gjykata për shkak të siç e quajti ajo “shtetit të kapur”./FaktePlus