Aktuale

Përplasen 5 makina në autostradë (Foto)

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në autostradën Durrës – Tiranë.

Burime të lapsi.al në vendin e ngjarjes thanë se janë përplasur të paktën 5 automjete.

Mësohet se ka disa të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

20 minuta pas aksidentit në vendin e ngjarjes nuk shihej ende asnjë ambulancë apo uniformë policie.