Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave më të shëndetshme, njihet për vetitë e tij antistres, lufton të nxehtin dhe parandalon plakjen. 90% e kësaj frute përbëhet nga uji, një element shumë i rëndësishëm për ta luftuar dehidratimin gjatë verës.
Pjepri është i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe mbi të gjitha me vitaminat A dhe C dhe cilësohet si një frutë distike, madje është një frutë perfekte për ata që vuajnë nga problemet me veshkat, transmeton “Zeri.info”.
I pasur me vitaminë B2, mban trurin të ri, përmirëson gjumin, lufton osteoporozën në saje të vitaminës B6, gjithashtu përmirëson shikimin dhe ndihmon në dhëmbët dhe kockat.
Pjepri është një frutë që kontribuon në shëndetin kardiovaskular falë adenozinës, një substancë që ndihmon në qarkullimin e gjakut, duke parandaluar edhe infarktin. /ZËRI/