Aktuale

Përmirësohet moti, ja parashikimi për javën e ardhshme

Pas një periudhe prej 4 javesh me acar, vendi ynë do të të ndikohet mga masat relativisht të ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugore dhe jugperendimore e kontinentit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto masa te ajrit gjatë javës do të fuqizohen duke krijuar kushte për një mot me diell dhe me vranësira  të shpërndara.

Temperaturat minimale sipas IHMK-së, do të lëvizin ndërmjet -7C dei -2C gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës  gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 3gradë deri 7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja e lehtë deri mesatare. /KosovaPress/