Ngritja e përmendores së Sllobodan Millosheviqit nuk do të duhej ta ndante Serbinë, por ta bashkonte, ka thënë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Por, ai ka shtuar se sikur edhe për përmendoret tjera, askush nuk e ka e ka pyetur as për këtë rast, shkruan gazeta “Kurir” e Beogradit.
“Ajo është në kompetencë të Komisionit të qytetit për emërim rrugësh dhe për vënie shtatoresh. E përgjigjen për këtë e jep ministria e Aleksandar Vulinit”, ka thënë ai, transmeton koha.net
Ndërsa duke folur për Millosheviqin, Nikolliq ka thënë: “E kam përkrahur luftën e tij dhe e kam dënuar kur është tërhequr pa arsye. Përmendorja nuk guxon ta ndajë Serbinë, por ta bashkojë”.
Nikolliq, kryeministri Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Vojisllav Sheshel kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt të Millosheviqit në luftërat tij.
MIlosheviq ka shkaktuar katër luftëra në ish – Jugosllavi, nga të cilat kanë vdekur mbi 200 mijë veta, dhe i ka humbur që të gjitha.
Në Kosovë, nga forcat e tij pushtuese, janë vrarë mbi 13 mijë persona e janë dëbuar nga shtëpitë e veta mbi 1 milion shqiptarë.