Shqipëria është pushtuar nga një mot me reshje të dendura që ka sjell përmbytje të shumta dhe bllokime rrugësh.
Edhe Tirana është gdhirë e me rrugë të përmbytur dhe situatë të rëndë si pasojë e motit të keq.
Më problematike paraqitet situata tek Mbikalimi i Kasharit, ndërsa policia ka njoftuar se është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës si pasojë e vërshimit të ujërave.
Për pasojë lëvizja e mjeteve në drejtim të Durrësit do të bëhet nga Ndroqi.
Policia është detyruar të devijojë mjetet, ndërsa në terren ndodhen stafi i emergjencave dhe zjarrfikësit.
Disa nga zonat më problematike që janë përmbytur si pasojë e reshjeve në Tiranë janë: Lagjia e ‘Don Boskos’ si dhe në Paskuqan si dhe disa lagje të tjera në kryeqytet.