Aktuale

Përmbyset kamioni në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë shoferi

Një person ka humbur jetën në një aksident në “Rrugën e Kombit” mëngjesin e sotëm.

Viktima është drejtuesi i një kamioni, i cili ka humbur kontrollin duke u përmbysur. Aksidenti ka qenë fatal për shoferin, i cili ka humbur jetën në vend.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa është bllokuar qarkullimi në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Kolsh, shkruan Top Channel.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për aksidentin.