Rajon & Botë

Përleshje të policisë me demonstruesit për shkak të reformave në ligjin për punën

Forcat e policisë franceze janë përleshur sot me demonstrues gjatë protestave në Paris kundër reformës në ligjin për punën, për të cilin presidenti francez Emmanuel Macron e ka nisur iniciativën.

Me këtë rast policia ka përdorur topa uji dhe ka shpërndarë shumë demonstrues.