Rajon & Botë

Përleshje mes kryeministres dhe liderit laburist në Britani të Madhe

Lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, ka thënë sot se publiku nuk mund t’i besojë kryeministres Theresa May, teksa dy liderët u përleshen rreth planeve për zgjedhje të parakohshme.

Lideri laburist ka thënë para deputetëve se Partia Konservatore i ka shkelur premtimet për Shërbimet Publike Kombëtare dhe se deficiti i ka lënë shkollat pa para derisa taksat ndaj të pasurve janë ulur, shkruan BBC, përcjell Express.

Kryeministrja May tha se Partia Laburiste do ta bankrotonte Britaninë e Madhe dhe se vetëm Partia Konservatore do të mund të siguronte një mbrojtje dhe ekonomi të fortë, si dhe ta dilte e suksesshme nga “Brexit”.

Thirrja e May për zgjedhje të përgjithshme për 8 qershor pritet të autorizohet nga deputetët britanikë sot gjatë ditës.

Ai ka thënë se do të luftojë për çdo votë në zgjedhje./Express/