Fun

Përleshje mes dy shoferëve, përdorën edhe thika – taksisti mbetet pa gisht

Një shofer taksie ka mbetur pa një gisht të dorës, pas një zënke të ashpër me një shofer tjetër të nevrikosur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në kryeqytetin e Kosta Rikës në San Hoze.

Siç edhe mund të shihet në pamje, dy burra që rrihen me njëri-tjetrin në një rrugë banimi ku dëgjohen gra që bërtisnin.

Shoferi i nevrikosur godet së pari shoferin e taksisë, dhe taksisti hakmerret duke i dhënë një shuplakë të egër.

Por shoferi i veturës “nuk dorëzohet”. Niset dhe merr thikën e tij dhe gjatë sulmit i pret gishtin e dorës së djathtë. /Telegrafi/