Aktuale

Përleshje mes adoleshentësh, plagoset rëndë 17 vjeçari

Dy të mitur janë përfshirë në një përleshje ku ka mbetur i plagosur rëndë një 17 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në një bar kafe në Shqipëri ku L. B., 15 vjeç dhe M. M., 17 vjeç janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Sipas policisë, 15 vjeçari ka goditur me kaçavidë në kokë adoleshentin, i cili është në gjendje të rëndë për jetë.

Mbi të miturin rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje.