Aktuale

Përleshje masive mes të rinjve në Drenas, arrestohen tre persona

Sot rreth orës 13:30, në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas, policia ka hasur në persona të lënduar, të cilët dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje me disa persona të tjerë. Tre persona janë sulmuar me thikë, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar. Ende nuk dihen motivet që çuan deri te ky incident.

Viktimat e rastit janë: F.D., mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; A. D. mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe D.G., mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të cilët kanë marrë plagë nga arma e ftohtë (thikë), menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në kuadër të veprimeve të saj policia ka kryer një varg veprimesh operative e hetimore dhe pak çaste pasi ka ndodhur rasti, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personat e dyshuar: L.H, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; Q. H. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F.Xh., mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia, transmeton Gazeta Express.