Një përleshje me armë zjarri, e cila përfundoi më një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtunë në qendër të Athinës.
Sipas policisë bëhet fjalë për një 38-vjeçar, për të cilin blutë e shtetit Helen dyshonin dhe u vunë në ndjekje të tij. Në këtë moment personi ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të agjentëve të policisë, të cilët iu kundërpërgjigjën, raporton Ekathimerini.
Nga shkëmbimi me armë zjarri mes policisë dhe 38-vjeçarit mbeti i plagosur një efektiv, i cili u dërgua në spital për trajtim.
Pak momente më vonë, policia greke gjeti të vrarë personin në një ndërtesë ku ishte fshehur, i cili mendohet se ka vrarë veten me armë duke qëlluar tre herë.
Mediat greke duke cituar burime policore thonë se viktima kishte dëmtime në kokë dhe pranë tij u gjet një armë pistoletë. Vdekja e tij u klasifikua si vetëvrasje nga policia, ndërsa ende nuk bëhet e ditur nëse kishte dëmtime nga të shtënat e policisë apo jo./Oranews.tv/