Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan, pasi që të njëjtit janë përleshur mes veti.
Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe atyre u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.