Aktuale

Përkujtohet Astrit Dehari, sot do mbushte 27 vjet

Astrit Dehari po të ishte gjallë sot, më 26 shkurt, do t’i mbushte 27 vjeç.

Një mesazh prekës për ditëlindjen e tij ka shkruar bashkëshortja e të ndjerit e cila në faqen e saj në facebook ka postuar një fotografi të Deharit me mbishkrim ‘’Me mungon çdo dit e më shumë jeta jeme’’.

Përveç bashkëshortes së tij, Astritin sot e ka kujtuar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ahmeti po ashtu përmes facebook-ut ka lënë një shënim:  ‘’Sot Astriti do ti mbushte 27 vjet. Një student i dalluar, aktivist i pashoq, i gatshëm për punë gjithmonë u ndal padrejtësisht në kulmin e aktivizmit. #drejtësipërAstritin’’.

Kujtojmë se Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit të kaluar në burgun e Prizrenit./KosovaPress/